Gjendet e djegur makina e grabitësve të 5 milionë lekëve në Lezhë
Gjendet makina e grabitësve të 5 milionë lekëve, që ua morën nën kërcënimin e armëve punonjësve të filialit të postës në Lezhë. Sipas burimeve policore, makina e tipit "Volkswagen" është gjetur e shkrumbuar në fshatin Tresh të Lezhës. Në lidhje me këtë ngjarje, në komisariatin e policisë së këtij qyteti janë shoqëruar tre persona, por nuk bëhen të ditur emrat për shkaqe hetimi. Punonjësit e postës janë grabitur mëngjesin e dy ditëve më parë, pasi kanë dalë nga banka.
Policia e Lezhës deklaroi dje se një makinë e djegur, e cila dyshohet të jetë ajo e përdorur në grabitjen e parave, është gjetur në thellësi të një mali pranë fshatit Tresh të Lezhës. Ishin banorët e fshatit ata që lajmëruan policinë për ngjarjen, e cila ka dërguar menjëherë ekspertët e saj. Automjeti i djegur është ekzaminuar dhe duke iu referuar numrit të shasisë, ka rezultuar të jetë në pronësi të njërit prej tre shtetasve, tashmë të shoqëruar për këtë ngjarje nga Policia e Lezhës. Edhe pse mjeti i gjetur ka një posedues të tij, ende nuk është marrë një përgjigje përfundimtare nëse është përdorur për grabitjen e pesë milionë lekëve të reja të punonjësve të postës, por ka dyshime të forta për këtë. Makina pas vjedhjes është çuar në një vend strategjik për t‘u djegur, pasi vendndodhja është e pamundur të shihet nga të gjitha anët. Ajo ishte hedhur në një luginë dhe më pas i ishte vënë flaka për të fshirë gjurmët e mundshme. Edhe pse ishte deklaruar më parë se mjeti ku udhëtonin tre grabitësit ishte nisur për nga superstrada, të tjera konkluzione kanë dalë dje pasdite dhe gjatë natës.
Burime konfidenciale bënë të ditur se grabitësit janë larguar me mjetin e tyre rrugës së vjetër nacionale që lidh Lezhën me Laçin dhe kjo ka bërë që hetuesit të dyshojnë se automjeti i gjetur i djegur të jetë ai i përdorur gjatë grabitjes. Policia nuk ka bërë ende të ditur identitetet e të ndaluarve për arsye hetimi, pasi sipas informacioneve hetimore, mund të ketë një zgjerim të rrethit të të dyshuarve për implikim në këtë ngjarje të rëndë. Mënyra sesi u arrit të grabiten pesë milionë lekë në mes të qytetit dhe gjatë ditës ka dhënë një impakt negativ për sigurinë e qytetarëve. Prej kohësh, në Lezhë nuk ndodhnin ngjarje të rënda, me përjashtim të rasteve sporadike, që vinin për shkak të konflikteve në rrethinat e qytetit. Sipas të dhënave nga Policia e Lezhës, rreth orës 10:45 të së enjtes është njoftuar se një grabitje me armë ka ndodhur në këtë qytet, disa metra larg një banke.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, që janë vënë në dijeni se grabitja ishte bërë ndaj punonjësve të Postës Shqiptare. Nga të dhënat operative u mësua se dy punonjëse të postës dhe një punonjës i policisë private kanë shkuar për të tërhequr paratë për rrogat dhe pensionet e 15-ditëshit të dytë të muajit. Ata kanë marrë në bankë 5 milionë lekë të reja dhe sapo kanë dalë prej aty, një makinë tjetër, tip "Volkswagen" me targa të huaja, ngjyrë gri, u ka prerë rrugën. Prej andej kanë dalë tre persona, të cilët mbanin maska në fytyrë dhe dy prej tyre ishin të armatosur me armë automatike. Për të frikësuar policin privat dhe punonjëset e postës, një nga grabitësit ka qëlluar një herë të vetme në ajër me armën e tij dhe kjo i ka tmerruar ata që po transportonin paratë. Në këto kushte, kanë marrë çantën me 5 milionë lekë dhe janë larguar me shpejtësi.
Dyshimet
"Skenar i përgatitur
nga punonjës poste"
Policia ka ngritur dyshime se ngjarja mund të ketë ardhur nga ndonjë skenar i përgatitur në bashkëpunim edhe me punonjës poste, por nuk ka konkretizuar asgjë nëse këta të dëmtuar janë të përfshirë në ngjarje. Sipas të dhënave të mbledhura, dita e grabitjes nuk ka qenë si herët e tjera, pasi zakonisht paratë në bankë nuk tërhiqeshin në atë datë. Kjo ishte arsyeja që mendohet se grabitësit kanë ditur çdo lëvizje të punonjësve të cilët do të tërhiqnin paratë, paraditen e së enjtes. Megjithatë, deri tani nuk është ngritur asnjë akuzë, por pritet nga momenti në moment zbardhja e plotë e ngjarjes.