E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet e vdekur në banesë një 24-vjeçare

Bilisht

Gjendet e vdekur në banesë një 24-vjeçare nga Bilishti. Vajza prej disa kohësh jetonte në qytetin e Korçës në një apartament me qira dhe ishte punësuar në një klinikë mjekësore. Ajo është gjetur e vdekur mëngjesin e së mërkurës nga shoqet e saj, që i kishin shkuar për vizitë. Policia e Korçës bëri të ditur se pas ekspertizës mjekoligjore ka rezultuar se vajza ka vdekur për shkaqe natyrore. Ajo vuante nga diabeti, gjë që është bërë shkak për vdekjen e saj.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›