E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet në rezervuar fëmija 10 vjeç

Tropojë

Një fëmijë nga fshati Pac i Tropojës ka humbur jetën duke u larë në ujët e rezervuarit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 10-vjeçari Sh.Geci është mbytur teksa po lahej në një rezervuar të vogël në afërsi të fshatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës kur 10-vjeçari kishte shkuar për t’u larë. Disa fëmijë i kanë dëshmuar policisë se viktima kishte mbetur në llucën e rezervuarit, një basen që fshatarët e përdorin për vaditje, dhe se në pak minuta ai është mbytur. Familjarët kanë tentuar për të nxjerrë jashtë rezervuarit të miturin, por çdo gjë ka qenë e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›