I hoqën gruan nga puna, dhunon drejtorin e spitalit
Kuçovë
Largimi i së shoqes nga puna është bërë shkak që një 59-vjeçar nga Kuçova të dhunojnë fizikisht drejtorin e spitalit të qytetit ku kishte punuar si sanitare bashkëshortja e tij. Burime të policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme është bërë ndalimi i Pasho Kapxhiut, 59 vjeç, banor i lagjes “ 1 Maji”, në qytetin e Kuçovës. Ndalimi i tij ka ardhur pasi pasditen e së martës ka goditur dhe ka fyer për shkak të detyrës drejtorin e spitalit Kuçovë. Ky i fundit, pasi ka rënë pre e ofendimeve dhe dhunës në qendër të qytetit ka kërkuar ndihmën e policisë, çka solli dhe ndalimin e 59-vjeçarit. Policia mësoi se shkak i kësaj grindjeje është bërë vendimi i drejtorit për largimin nga puna të bashkëshortes së Kapxhiut.
#