E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet e vetëvarur 23-vjeçarja

URE VAJGURORE - Një 23-vjeçare nga Ura Vajgurore i ka dhënë fund jetës mesditën e djeshme, duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.

Sipas policisë, Migena Vrani, banore e lagjes Guri i Bardhë në qytezë u gjet e varur rreth orës 14:00 nga familjarët e saj, kur kishte ndërruar jetë. E reja, nënë e një fëmije të vogël mësohet të ketë kryer vetëflijimin kur në banesë nuk ndodhej njeri. Ajo kishte përdorur për lak një çarçaf, të cilin e kishte lidhur në trarin e kasolles dhe më pas ishte varur në të. Çdo përpjekje e familjarëve për t’i dhënë ndihmën e parë ka qenë e kotë, pasi 23-vjeçarja kishte ndërruar jetë. Policia tha se, nisi hetimet për të mësuar shkaqet që kanë çuar gruan drejt këtij akti vetëflijimi. Sipas hetimeve të para, mendohet se e ka kryer veprimin në kushtet e depresionit të rëndë të çastit, ndërsa po merren në pyetje familjarët për të zbardhur ngjarjen e rëndë.         d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›