E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i fshehur në e gjyshes, përplasi për vdekje 22-vjeçarin



DURRËS – Pas katër ditësh hetimi, policia e Durrësit ka arritur të identifikojë dhe prangosë autorin e aksidentit që ndodhi në aksin Sukth-Manzë, i cili përfundoi me vdekjen e një 20-vjeçari. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se dy ditë më parë është ndaluar shtetasi Fatmir Bylyshaj, lindur dhe banues në fshatin Sukth, pasi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21.00, dyshohet se ka aksidentuar për vdekje shtetasin Besmir Kreshpa. Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje janë bërë nga strukturat policore të komisariatit të qytetit të Shijakut. Dyshohet se 27-vjeçari Bylyshaj, pasi ka përplasur me mjetin e tij tip Renault, me targa italiane AH 062 ML, ngjyrë e zezë, Kreshpën, është larguar duke e lënë të shtrirë në mes të rrugës. Sipas burimeve policore, ai është fshehur në banesën e gjyles së tij, në fshatin Borakë, në periferi të qytetit të Shijakut. Fillimisht policia bllokoi makinën me targa të huaja në cilësinë e provës materiale. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, dyshimet ranë mbi Bylyshajn, i cili akuzohet për vrasjen e 22-vjeçarit Besmir Kreshpa. Ai akuzohet për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largimit nga vendi i aksidentit”. Materialet në ngarkim të tij, i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit.

Plagoset dy të rinjtë, po i jepnin makinës të dehur

GJIROKASTËR – Dy të rinj janë plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur në rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavijë. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se në vendin e quajtur Kordhocë, një automjet tip Ford Mondeo, me targa italiane PZ58 88 43, i drejtuar nga shtetasi Bledar Nikica, lindur dhe banues në lagjen Zinxhira Gjirokastër, i cili udhëtonte për në drejtim të qytetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një plep në anë të rrugës. Për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit dhe djali i xhaxhait të tij, Marsel Nikica, 19 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Burimet policore bëjnë të ditur se shoferi drejtonte mjetin në gjendje të alkoolizuar.

Përplasi 56-vjeçarin në motor, arrestohet shoferi

SHKODËR - Një 56 vjeçar mbeti i plagosur rëndë në një aksident që ndodhi pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Krye Bushat-Vau i Dejës, pranë fshatit Mjedë. Sipas policisë 20 vjeçari Shtjefën Gavoçi, nga fshati Stajkë i Bushatit, teksa drejtonte automjetin e tij, tip Audi, me targë DB 571 NA, aksidentoi rëndë shtetasin Ndue Vathi, 56 vjeç, banues në fshatin Mnelë, i cili po udhëtonte me motor. Policia arrestoi 20 vjeçarin nën akuzën “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë, 56-vjeçari Vathi ndodhet nën trajtimin e mjekëve, në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal të rrethit të Shkodrës.

Aksidentoi 24 vjeçarin, arrestohet

ELBASAN - Policia e Elbasanit arrestoi mbrëmjen e së martës shtetasin Ilir Tabaku, si autor i një aksidenti me pasojë plagosjen rëndë të një shtetasi. Burime zyrtare të Policisë së Qarkut bëjnë të ditur se aksidenti ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 23.30, në vendin e quajtur pranë karburantit “Besmiri”. Tabaku aksidentoi rëndë, me automjetin e tij tip Wolksvagen, me targa EL 8075, shtetasin D.B, 24 vjeç, me banim në Elbasan. I aksidentuari u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, dhe më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës për një kurim më të specializuar.

14 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›