Gjendet i mbytur në liqenin e fshatit
14/06/2005 Zhduket prej 48 orësh
LUSHNJE – Prej dy ditësh ishte larguar nga banesa dhe gjendet i mbytur në rezervuar ditën e djeshme.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Lushnjës, një peshkatar 18- vjeçar, është gjetur i mbytur, 48 orë pasi ishte larguar për punë nga shtëpia dhe kur nuk u kthye në vendbanimin e tij në Lushnjë, familja e denoncoi në polici. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë në Lushnjë, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shënepremte, kur viktima Klodian Hida, 18 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, ka qenë duke peshkuar në një rezervuar. “Dyshohet se viktima ka gjetur vdekjen në momentin që është ngatërruar me rrjetat e peshkimit dhe pasi ka rënë në ujë, nuk ka mundur të dalë i gjallë, duke u mbytur”, thanë burimet e grupit hetimor, që shtuan se i ndjeri u gjet i vdekur nga të afërmit e tij në vendngjarje, të cilët edhe e nxorën trupin e tij.
Policia e Lushnjës, tha se po punohet për përcaktimin e plotë të rrethanave të mbytjes.
Nga ana e familjes së viktimës nuk është thenë asgjë, ndërkohë që ata kanë shprehur habinë se si djali i tyre mund të mbytej në rezervuarin ku peshkonte shpesh.
Nga ana e policisë po hetohet edhe për një pistë, e cila nuk ka lidhje me mbytjen aksidentale.
Gjithsesi, këto janë vetëm hipoteza dhe pritet konkluzioni i ekspertizës.
Në këtë rezervuar në vite kanë ndodhur edhe mbytje të tjera të së njëjtës mënyrë. Banorët tregojnë se rezervuari ka llum dhe barishte, gjë që veshtirëson peshkimin dhe afron rrezik për njerëzit që lahen apo peshkojnë aty.