E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur 50-vjeçari

• Gjendet i vdekur pranë ish-ambasadës jugosllave në Tiranë, punëtori 50-vjeçar nga Durrësi, Gëzim Shullani.Dashamir BiçakuViktima është gjetur i gjakosur në fytyrë dhe me një plagë në kokë, nga banorë të zonës të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. Dyshimet e hetuesve janë orientuar në dy drejtime të mundshme. I pari version i hetimit është se viktima mund të jetë qëlluar me sende të forta nga persona pas një konflikti të mundshëm. Versioni i dytë që po hetojnë specialistët e zyrës së Hetimit të Vrasjeve është se viktima mund të ketë mbetur i vdekur pas një ataku kardiak në zemër dhe është përplasur në tokë duke pësuar edhe plagën në kokë. Përplasja me murin sipas burimeve të policisë mund t’i ketë shkaktuar edhe një dëmtim të rëndë që ka sjellë më pas vdekjen e viktimës. Ai ka mbetur disa orë i paidentifikuar, pasi ai me vete kishte pasur një certifikatë të cilës nuk i dallohej emri pasi ishte gjakosur tërësisht. Gjatë pasdites së djeshme, policia ka mundur të zbulojë emrin e personit në certifikatë, që i përkiste djalit të viktimës. Kur ai është thirrur në polici për t’u pyetur mësohet se ka identifikuar të atin. Policia pas lajmërimit të marrë nga një banor i Rrugës së Durrësit, nëpërmjet telefonit, ka mbërritur menjëherë në vendin ku ndodhej kufoma. Pjesa e pasme e godinës së ish-ambasadës jugosllave që tashmë është kthyer në gërmadhë, prej kohësh përdoret nga kalimtarët si vend për kryerjen e nevojave personale. Pikërisht në këtë zonë është gjetur viktima nga banorët që kanë lajmëruar policinë. HetimiSpecialistë të Policisë Kriminale dhe efektivë të Komisariatit nr.3 kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkakun e vdekjes. Ekspertët kanë vërejtur se viktima në fytyrë ka qenë tërësisht i mbuluar me gjak, që gjithashtu kishte mbuluar një pjesë të vendit ku ndodhej trupi si dhe rrobat e tij. Në pjesën e pasme të kokës, policia ka vërejtur se viktima ka pasur një plagë. Sipas verifikimeve në pjesën e përparme të kokës, viktima nuk ka pasur plagë por hemorragji. Ekspertët mjeko-ligjorë, kanë marrë trupin e viktimës në morgun e kryeqytetit, për të zbuluar shkakun e vdekjes. Policia ende nuk ka mësuar motivin e qëndrimit të 50-vjeçarit në ambientet e degraduara të ish-ambasadës jugosllave ku ai u gjet i vdekur. Dyshimet e policisë janë se viktima mund të ketë shkuar për të kryer nevojat personale, ndërsa është rrëzuar ose mund të ketë pësuar atak kardiak. Ky është versioni më i mundshëm, pasi sipas hetuesve, të cilët nuk kanë përjashtuar mundësinë që viktima të jetë vrarë pas një konflikti me persona të tjerë. Ky version sipas hetuesve po verifikohet, por sipas tyre është mësuar se viktima nuk ka pasur mosmarrëveshje apo precedentë penalë më parë. Hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e një vrasje për qëllime grabitjeje pasi, viktimës i janë gjetur me vete një sasi parash që ai i mbante me vete.Vendi ku ndodhi krimiGodina e ish-ambasadës jugosllave, prej më tepër se 8 vitesh është jashtë funksionit e madje është kthyer në gërmadhë. Mjaft kalimtarë të Rrugës së Durrësit, shfrytëzojnë dendur rastin për të përfunduar nevojat e tyre personale në një objekt që është fare pranë qendrës së kryeqytetit dhe buzë një rruge kryesore të Tiranës. Për të kryer nevojat personale mendohet të ketë shkuar pas kësaj godine edhe viktima e djeshme, Gëzim Shullani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›