E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Fatos Nano baba i Klajdit, djalit të Xhoanës

• Fatos Nano ish-kryesocialisti shqiptar bëhet baba për herë të tretë.Fatos MahmutajPas dy fëmijëve të tij natyralë, Sokol dhe Eda, Gjykata e Tiranës ka firmosur në atësinë e tij, Klajdi Nanon, djalin e bashkëshortes Xhoana Nano. Gjyqtarja Fiqirete Mullai, e përcaktuar nga shorti elektronik i gjykatës për shqyrtimin e çështjes pranoi kërkesën e Nanos për birësimin e 15-vjeçarit. Këtë kërkesë ish-kryeministri dhe ish-kryesocialisti shqiptar e paraqiti në gjykatë pak ditë më parë duke pretenduar se prej rreth 7 vitesh djali jetonte me të ëmën dhe të, dhe se ai sillej si prind biologjik. Ndërkohë më parë Nano kishte siguruar nga i ati i fëmijës, Artur Muharremi lejimin për birësimin e djalit, Klajdi Nano. Ky vendim ishte shpallur në nëntor të vitit të kaluar, kur Muharremi përpara një gjyqtareje të çështjeve familjare kishte dhënë pëlqimin e për birësimin e të birit. Ditën që djali i Xhoana Nanos, Klajdi Nano ka mbushur 14-vjeç, ish-kryesocialisti Fatos Nano paraqiti kërkesën në gjykatë për lejimin e birësimit. ProcesiDerisa mbërriti te kërkesa për birësimin e djalit të bashkëshortes, Fatos Nano, gjatë verës së vitit të kaluar kishte mbledhur nëpërmjet avokates së tij dokumentacionin e duhur në komitetin e birësimeve. Pas kësaj, më datë 2 nëntor, ditën që djali mbushte 14 vjeç, babai biologjik i tij Artur Muharremi dhe ish-bashkëshortja Xhoana Nano kanë paraqitur kërkesën në gjykatë për lejimin e birësimit. Një javë më vonë, pasi ka verifikuar provat e paraqitura nga kërkuesi dhe ka dëgjuar deklarimet e fëmijës dhe babait biologjik të tij, gjykatësja e çështjes ka vendosur pranimin e kërkesës. Vendimi Në vendimin e shpallur në nëntor gjykata ka pohuar se Muharremi dhe Xhoana Nano kanë qenë bashkëshortë deri më datë 25 mars 1998 kur Gjykata e Tiranës ka vendosur divorcin e tyre dhe lënien për rritje dhe edukim të fëmijës Klajd Muharremi, (Nano) paditëses Xhoana Nano. Ndërkohë më 27 gusht 2003, Xhoana është martuar përsëri, ndërsa i biri jeton me nënën e tij dhe bashkëshortin që ajo ka nga martesa e dytë. Kjo është provuar në procesin e  zhvilluar në nëntor 2007 nga certifikata e përbërjes familjare e datës 18 tetor 2007. Ndërkohë para gjykatës dy kërkuesit kanë pohuar nëpërmjet një prokure se fëmija jetonte me familjen e re të nënës dhe bashkëshorti i ri i saj është sjellë si prind biologjik i fëmijës, i cili jeton në një ambient familjar të shëndetshëm dhe të përshtatshëm për zhvillimin e tij psikologjik. Ndërkohë ish-kryeministri Nano, nëpërmjet një deklarate noteriale të administruar nga gjykata pohon se është dakord që të birësojë djalin e bashkëshortes, Klajd Nano të datëlindjes 02 nëntor 1993 dhe të njihet si babai i tij.Prindërit biologjikë dhanë pëlqiminArtur Muharremi dhe ish-bashkëshortja e tij Xhoana Nano, dy prindërit biologjikë të 15-vjeçarit, Klajd Nano kanë dhënë  pëlqimin në gjykatë se ishin dakord për birësimin e djalit nga ish-kryesocialisti Fatos Nano. Në vendimin e shpallur në nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Tiranës, në bazë të së cilit u vendos birësimi i djalit nga Fatos Nano, është shënuar se ish-bashkëshortët Muharremi dhe Nano, i janë drejtuar gjykatës me kërkesë deklarojnë me vullnetin e tyre të lirë pëlqimin për birësimin e fëmijës së tyre Klajd Nano nga Fatos Nano. Ndërkohë në një seancë gjyqësore pëlqimi për birësim është deklaruar në seancën e datës 2 nëntor 2007 dhe nga vetë Klajd Nano, seancë që përkonte me datëlindjen e tij. Në gjyq ka rezultuar se dy kërkuesit janë të aftë për të shprehur vullnetin e lirë, nuk rezulton se iu është hequr përgjegjësia prindërore.ProceduratPasi të ketë marrë në dorë një kopje të vendimit të gjykatës, i cili është urdhërues për Zyrën e Gjendjes Civile, ish-kryesocialisti Fatos Nano, plotëson dokumentacion e duhur për të bërë anëtar të familjes me të drejta të plota djalin e bashkëshortes së tij. Tashmë Klajdi Nano gëzon të drejta të plota përsa i përket trashëgimisë prindërore në familjen e ish-kryeministrit, njëlloj si dy fëmijët e tij biologjikë Sokol dhe Eda Nano.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›