E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre aksidente, plagosen 5 persona

• BERAT/KORÇE – Pesë persona janë aksidentuar dje në rrugët e Beratit dhe Korçës. Përplasja mes dy makinave në rrugën nacionale Berat–Urë Vajgurore pranë urës së Hanit ka shkaktuar plagosjen e një çifti bashkëshortësh. Makina e drejtuar nga Elidon Çala përplasi mjetin ku udhëtonte Mehmet e Arita Paja e më pas është larguar me shpejtësi. Kalimtarë të rastit kanë bërë transportin për në spital të dy të plagosurve. Mbrëmjen e së hënës, në afërsi të Pogradecit një maune turke goditi një karrocë ku ndodhej Zini Spaho me të birin 30-vjeçar. Policia ndaloi shtetasin turk, me akuzën e shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor. Një tjetër aksident, në fshatin Alarup të Pogradecit shënoi një 10-vjeçar të plagosur. Fëmija u aksidentua nga një 20-vjeçar, i cili lëvizte me çiklomotor.                  d.xh.j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›