E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërhynë në matësa, pranga dy elektricistëve

• FIER - “Gërshërët 4, Fier” ka qenë operacioni, i cili ka vënë në pranga abuzuesit me energjinë elektrike. Policia e Qarkut Fier, ka ndaluar dy punonjës të elektrikut si abuzues të energjisë, të cilët në bashkëpunim me abonentët familjarë falsifikonin sasinë e energjisë së konsumuar në matës, duke kryer veprën penale të “vjedhjes me shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Burimet zyrtare të Policisë së Fierit thanë se Zani Hajro, 51 vjeç dhe Agim Ndreko, 52 vjeç, me detyrë elektricistë në filialin e KESH-it në Fier, janë ndaluar nën akuzën e “vjedhjes me shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Në të njëjtën kohë 55-vjeçari Pajtim Malaj është ndaluar për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”, ndërsa 38-vjeçari Alfred Golloshi, do të hetohet në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale. Nga Komisariati i Fierit theksohet se dy elektricistët po ndërhynin në aparatet matës të familjarëve Malaj e Golloshi.          m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›