Gjendet i vdekur në banesë 73-vjeçari
Korçë
Një i moshuar i braktisur është gjetur i vdekur në banesën e tij mëngjesin e së premtes. Kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë, pasi 73-vjeçari është gjetur pa jetë brenda shtëpisë së tij në fshatin Kamenicë. Sipas policisë, 73-vjeçari Riza Jaupi është gjetur në dhomën e tij i pajetë, ndërkohë që nga dëshmitë e fqinjëve mësohet se prej dy ditësh ai nuk kishte dalë nga shtëpia. Policia ka thënë se i moshuari ka vdekur nga shkaqe natyrale dhe se ai jetonte i vetëm.
#