E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur në rrugë mësuesi i fshatit

LUSHNJË - Një 30-vjeçar nga fshati Gungas i Rrethit të Lushnjës ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Mariol Sema, me detyrë mësues, është sjellë në Spitalin e Lushnjes i pajetë. Burime zyrtare të policisë së Lushnjes thanë dje për gazetën se shtetasi Mariol Sema ka ndërruar jetë në rrethana të panjohura rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Viktima është gjetur i vdekur nga kalimtarë të rastit në rrugën e fshatit ku banonte. Gjatë këqyrjes së kufomës në morgun e spitalit nuk janë vërejtur shenja dhune. Ende nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet e vdekjes së 30-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së Semës.

12 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›