E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja jep 210 mijë euro për të dënuarit, kush përfiton

Ambasadori i Spanjës nënshkroi dje me ministrin e Drejtësisë një projekt që mbante fondin 210 mijë euro. Gjithçka do të kalojë për të dënuarit që do të përfitojnë falë këtij projekti. Ky projekt përmbledh tre objektiva, realizimi i të cilave mund të transformojë sistemin e vuajtjes së dënimit të Shqipërisë dhe përafrimin e tij me standardet ndërkombëtare në trajtimin e të burgosurve me perspektivën e rikthimit të tyre në shoqëri: trajtimin e individualizuar të të burgosurve; futjen e projekteve pilot pune dhe formimin brenda burgjeve, me perspektivën e zhvillimit të mëtejshëm në burgje të tjera; si dhe dhënia e gradave të ndryshme të burgosurve. Për prezantimin e këtij projekti është zhvilluar në selinë e Ministrisë së Drejtësisë një ceremoni zyrtare nënshkrimi e dhënies si donacion ndërmjet ambasadorit të Spanjës Manuel Montobbio dhe ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Ministri i Drejtësisë theksoi dje se ky projekt është një shembull i qartë i vullnetit që ka qeveria shqiptare për të promovuar një reformë të plotë të sistemit të saj gjyqësor, që përfshin si njërën nga përbërësit e saj themelorë një ndryshim paradigme në trajtimin e të burgosurve, duke i garantuar respektin e plotë ndaj të drejtave të tyre dhe duke promovuar rehabilitimin e rikthimit të tyre në shoqëri. Mbas rinovimit të realizuar në qendrat e vuajtjes së dënimit, ministri tha se detyra e kësaj Ministrie është përmirësimi i kushteve në të cilat të burgosurit plotësojnë vendimin e tyre. Sistemi i vuajtjes së dënimit në Shqipëri po pëson një proces transformimi, i cili deri tani është përqendruar në reformën e infrastrukturës ekzistuese. Me këtë projekt nis rinovimi brenda burgjeve, duke përparuar në formimin e personelit, në trajtimin që u jepet të burgosurve dhe në futjen e disa mënyrave që mundësojnë rikthimin e tyre në shoqëri.
L. Rryçi

12 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›