E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur plaku, dyshohet për vrasje

Një i moshuar është gjetur pa jetë rreth orës 19:00 të së mërkurës, në fshatin Lenie të Gramshit. Ferit Haka, 75 vjeç, është gjetur nga familjarët rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, në një parcelë hamullore. Policia ka nisur hetimet, ndonëse sipas dëshmive të familjarëve mendohet për një vdekje natyrale. Por nga ana tjetër, burime të rezervuara të policisë bëjnë të ditur se po merret në konsideratë edhe versioni i një krimi të mundshëm, por nuk jepen hollësi për shkaqet. Ekzaminimet dhe fjala e mjekësisë ligjore do të ndihmojnë hetimet.

Be.Dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›