Gjendet i vdekur roja i KMY-së
Një person është gjetur i vdekur në Yzberisht tëTiranës, ndërkohë forcat e rendit mendojnë se mund të jetë vrarë nga dikush. Mbrëmë rreth orës 21:00 policia e drejtorisë numër gjashtë është njoftuar se një person është gjetur i vdekur në Yzberisht . Menjëherë, në vendin e ngjarjes është nisur një grup hetimor për të vlerësuar nëse bëhej fjalë për një vdekje natyrale, apo një vrasje. Viktima është identifikuar me emrin Demir Seferi, 55 vjeç dhe rezulton të jetë roja privat i KMI-së.
Burimet hetimore thanë se ai do t'i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore, nga ku do të rezultojë edhe shkaku i vdekjes.Ndërkohë sipas mjekësisë ligjore viktima edhe mund të jetë përplasur nga ndonjë automjet dhe ka vdekur për shkak të atakut kardiak.