E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Ndokës nga qeveria

Konflikti me PD-në solli largimin e Nard Ndokës nga karrigia e ministrit të Shëndetësisë dhe riktheu republikanët sërish në qeveri. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, e cilësoi largimin e kësaj force nga kabineti qeveritar si të paramenduar.

"Partia Demokristiane është jashtë koalicionit qeverisës, përfaqësuesit e saj legjitimë u larguan nga postet politike që mbanin në qeveri. Ky vendim i njëanshëm i Kryeministrit Berisha, në shkelje të hapur të marrëveshjes së nënshkruar midis dy partive, PDK-së dhe PD-së për të bashkëqeverisur, për ne nuk ishte i papritur, edhe pse është i pamotivuar dhe dëmton rëndë interesat politike të mazhorancës së djathtë dhe qeverisjen e saj", është shprehur Ndoka sapo u njoh me vendimin zyrtar të Kryeministrit. Ndërprerja e njëanshme dhe e pamotivuar siç e interpretojnë demokristianët erdhi si pasojë e konfliktit mes demokristianëve me eksponentët e lartë të Partisë Demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›