Panik tek udhëtarët, vagoni i fundit përfundon te binarët

00/00/0000 Amortizimi i hekurudhës, del nga shinat treni udhëtarëve
DURRËS - Treni i linjës Pogradec-Durrës ka dalë nga shinat në
afërsi të stacionit të udhëtarëve në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, teksa treni i udhëtarëve po hynte në platformën e stacionit dhe për pasojë njëri nga vagonët e udhëtarëve ka dalë jashtë udhës së hekurt.
Drejtues të hekurudhës kanë thënë se shkak për këtë ngjarje është bërë mosputhitja e mirë e ndërrueses së shinave, defekte këto që ndodhin shpesh.
Treni me shtatë vagonë ka qenë duke hyrë në stacionin e Durrësit dhe nga shinat ka dalë vagoni i fundit.
Lokomitiva dhe gjashtë vagonët e tjerë me udhëtarë të paktë që vinin nga Pogradeci dhe stacionet e tjera gjatë, kanë kaluar ndërruesin, ndërsa mosputhitja si duhet e gjilpërës ka bërë që vagoni i fundit të ngecë. Pas këtij aksidenti, vagoni ka dalë jashtë shinave, duke rënë në traversa, ndërkohë që për shkak të shpejtësisë së vogël të trenit nuk ka pasur lëndime tek udhëtarët.
Në vendin e ngjarjes, krahas drejtuesve të hekurudhës, kanë qenë edhe policia, për të mësuar shkaqet e mënjanimit të vagonit. Burime nga Drejtoria e Hekurudhës pohojnë se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me gabim njerëzor, por me gjendjen e amortizuar të linjës. Ndërruesit shtyhen në mënyrë mekanike dhe konsumimi i gjilpërës ka bërë që shinat të mosputhiten në masën e duhur.
Aksidenti nuk ka shkaktuar çrregullime në oraret e lëvizjes së trenave në itineraret e përcaktuara, pasi grupi i avarisë ka drejtuar dhe vënë në shina vagonin.
Pas këtij veprimi është bërë edhe kontrolli teknik dhe pasi është konstatuar se vagoni nuk kishte pësuar deformim apo probleme të tjera teknike, i njëjti tren është nisur për kthim me udhëtarë.
Precedenti/ 26 prill 2005
Treni me 400 tonë gaz, doli nga shinat
SHKODER - Një tren me vagona çisternë, të mbushura me gaz butan ka doli jashtë shinave, duke vënë në rrezik një numër të madh fshatrash dhe banorësh të rrethinave të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 08.30 të mëngjesit. Ka qenë një tren i ardhur nga Kroacia, i cili kishte të ngarkuar për të transportuar 400 tonë gaz të lëngshëm butan në vendin tonë, për llogari të firmës private shqiptare “Mare Oil”. Treni i nisur nga Zagrebi, me destinacion stacionin hekurudhor të Vorës, kishte 12 vagona çisternë, 4 nga të cilët kanë dalë jashtë shinave në kilometrin 107, rreth 3 km nga stacioni hekurudhor i qytetit të Shkodrës. Fatmirësisht rrëzimi dhe dalja e vagonave nga shinat, nuk ka shkaktuar viktima në njerëz, por rreziku i shpërthimit të gazit, i ka alarmuar banorët e fshatit Stom Golem, të cilët fillimisht nuk kanë qenë në dijeni të rrezikut, që mund t’i kanosej nga shpërthimi i mundshëm i çisternave.
Si shkaktar i kësaj ngjarjeje, mendohet se ka qenë rrjeti i amortizuar i kësaj linje.
Sipas specialistëve mësohet se nga ky incident janë dëmtuar krejtësisht 200 m linjë hekurudhore, ku dhe traseja me trarët janë shkatërruar plotësisht.