E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hyn në krahun e kundërt të mbikalimit, përplaset

00/00/0000  Një i plagosur dhe 30 minuta bllokim trafiku, bilanci aksidentit

DURRËS - Rastësia e ka shpëtuar nga vdekja drejtuesin e një

Autoveture, i cili ka hyrë në korsi të kundërt të autostradës Durrës-Tiranë.

Në orët e para të ditë së djeshme, drejtuesi i autoveturës, tip “Audi”, me targa SH 0271 D, Nikol Ndoja, është përplasur me një kamionçinë me targa DR 6962 C, duke i shkaktuar plagë të rënda Ndojës. Ngjarja ka ndodhur mbi urën e Dajlanit, teksa mjeti me targa të Shkodrës kishte hyrë në krahun e kundërt të rrugës.

Përplasja, sipas grupit hetimor të policisë së Durrësit, ka qenë shumë e fortë, pasi automjetet janë ndeshur në kthesën e urës. Sipas policisë, e cila ka bllokuar qarkullimin përreth 30 minuta, shkak për këtë aksident është bërë mosnjohja e kodit rrugor nga Ndoja.

Në momentin e aksidentit, mbi urë kanë qenë në lëvizje edhe shumë mjete të tjera, të cilët kanë rrezikuar përmasat e aksidentit. “Audi” mësohet se vinte nga Shkozeti dhe se drejtuesi i tij,

duke mos respektuar tabelat është futur në urë në korsi të kundërt, duke goditur kamionçinën. Së bashku me Ndojën në makinën me targa të Shkodrës udhëtonte edhe një shtetas tjetër, por që nuk është lënduar, ashtu si dhe drejtuesi i kamionçinës.

I aksidentuari Ndoja është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit dhe pas ndihmës së parë mjekësore është futur në sallën e operacionit. Policia ka bërë të ditur se shpejtësia e dy automjeteve, që janë ndeshur me njëra-tjetrën, nuk ka qenë e madhe dhe kjo ka shmangur plagosjen e personave të tjerë.

Përplasja është ndjekur edhe nga drejtuesit e mjeteve, të cilët lëviznin në korsinë ku ndodhi aksidenti dhe sheshpamja e mjaftueshme u ka dhënë shkas të ndalojnë para se ata të pasonin me përplasje të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›