Gjermanët do asgjësojnë 800 ton kimikate
00/00/0000 Deri në vitin 2007 një nga zonat më të ndotura në Shqipëri dhe në rajon - ajo e Porto Romanos- do të izolohet duke mos qenë më një rrezik potencial për banorët dhe mjedisin përreth. Në bazë të një studimi paraprak që ka bërë një kompani gjermane, për prezencën e helmeve në Porto Romano, përllogaritet se vetëm në territorin e ish-uzinës kimike janë rreth 60 mijë ton mbetje toksike. Ato do të izolohen në vend, për të evituar kontaktet me banorët, si dhe për të evituar ndotjen e ajrit dhe ujërave nëntokësore. Rreth 800 ton kimikate të vlerësuara si më të rrezikshmet do të paketohen dhe brenda ketij viti do të çohen në Gjermani për t`u asgjesuar.