Gjendet në kanal kufoma e 80-vjeçarit
POGRADEC- Një 80-vjeçar nga Pogradeci është gjetur i vdekur në një kanal mëngjesin e djeshëm në afërsi të kryqëzimit të rrugës nacionale. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimori i policisë, cili ka bërë identifikimin e kufomës. Burimete policisë pohuan se bëhet fjalë për plakun 80- vjeçar Qemal Berami nga fshati Petrushë .Mbi trupin e 80- vjeçarit nuk ka pasur shenja dhune, kanë thënë burimet policore por mendohet që ai të ketë konsumuar alkool në një lokal aty pranë dhe më pas gjatë rrugës për në shtëpi të ketë vdekur.