E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet në kanal trupi i pajetë i Kujtim Memajt



VLORË – Kufoma e pajetë e një 36-vjeçari është gjetur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Policia e qytetit bregdetar të ka njoftuar se dje është gjetur i pajetë trupi i një qytetari në orët e mëngjesit. Sipas të dhënave paraprake të uniformave blu të mbërritura në vendin e ngjarjes rezulton se shtetasi quhet Kujtim Memaj dhe se është i moshës 36-vjeçar. Mësohet se kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë parë viktimën që ndodhej në një kanal dhe kanë raportuar në polici. Menjëherë pas marrjes së informacionit forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur dhe identifikimin dhe nxjerrjen nga uji të kufomës. Trupi i pajetë i 36-vjeçarit Memaj është dërguar në morgun e qytetit ku do t’u nënshtrohet ekspertizave mjeko-ligjore, të cilat do të nxjerrin dhe shkaqet e vërteta të vdekjes. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka nisur punën hetimore për të zbardhur këtë ngjarje.
Digjen goma makinash në qendër të qytetit, enigmë shkaqet dhe autorët
VLORË – Në flakë qendra e Vlorës. Këtë herë nuk bëhet fjalë për djegien e ndonjë banese, por për djegien e gomave të makinave. Një re e madhe tymi ka mbuluar ditën e djeshme qendrën e Vlorës pas Sheshit të Flamurit. Djegia e gomave ka shkaktuar një re të madhe tymi në këtë zonë, ku për pasojë edhe qarkullimi rrugor ka pasur probleme për disa minuta. Burime të policisë bëjnë me dije se gomat janë djegur nga persona ende të paidentifikuar dhe ende nuk dihet shkaku i këtij veprimi. Forcat e policisë, sapo kanë parë tymin mbi qytet kanë menduar djegien e ndonjë biznesi ose ndonjë banese pranë kësaj zone, por është konstatuar se ishin vetëm goma. Nga ana e saj Policia e qytetit bregdetar ka nisur punën për të zbuluar autorët e kësaj ngjarjeje dhe shkaqet e vërteta që i kanë shtyrë ata të ndërmarrin këtë veprim. Lidhur me këtë gjë janë marrë në pyetje disa ka personat që kanë biznese në atë zonë me shpresë për të gjetur të dhëna të nevojshme për identifikimin e autorëve.

16 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›