Lezhë, breshëri plumbash mbi djalin e biznesmenit
Qëllohet me armë zjarri djali i biznesmenit Pashk Curri në Lezhë
LEZHË – Tronditet nga krismat e armëve qyteti i Lezhës. Djali i një biznesmeni të njohur të këtij qytetit është tentuar të vritet ditën e djeshme, por fatmirësisht asnjë nga 4 plumbat e qëlluar nga atentatorët nuk e ka kapur 18-vjeçarin F. Curri. Bëhet fjalë për djalin e biznesmenit Pashk Curri, të cilit pak kohë më parë, si pasojë e energjisë elektrike, iu dogj kompleksi turistik në Shëngjin. Policia nuk bën të ditur nëse atentati ka pasur lidhje me bizneset e të atit, por nuk e përjashton atë si pistë.
Ngjarja
Ka qenë ora rreth 16:00 e ditës së djeshme, kur në qytet janë dëgjuar krismat e armëve. Menjëherë Policia e Lezhës ka shkuar në vendngjarje ku ka gjetur gëzhojat e armës. Pasi policia ka nisur hetimet ka mësuar se të shtënat ishin drejtuar ndaj 18-vjeçarit F. Curri. Drejt tij kanë qëlluar nga një makinë dy persona të armatosur. Policia e Lezhës deklaron se 18-vjeçari ishte djali i një biznesmeni. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Lezhës, dy persona të armatosur dhe në makinë, pasi janë konfliktuar me 18-vjeçarin para banesës së këtij të fundit, më pas kanë tentuar ta vrasin atë. Policia ende nuk jep asnjë të dhënë lidhur me shkaqet e ngjarjes dhe as për autorët e saj. Ndërkohë mësohet të janë marrë në pyetje disa dëshmitarë që kanë qenë prezent në momentin e atentatit, të cilët pritet të japin të dhëna të nevojshme për zbulimin e autorëve.
Hetimet
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia e Lezhës ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Nga të dhënat paraprake, policia është duke hetuar në dy pista: atë të konfliktit të çastit mes 148-vjeçarit dhe autorëve, por pa lënë mënjanë dhe atë të konflikteve për shkak të të atit, i cili është një ndër biznesmenët e njohur të qytetit.
Deri tani janë marrë në pyetje disa persona, por uniformat blu presin të marrin në pyetje dhe vetë shënjestrën e sulmit, 18-vjeçarin F. Curri, por pritet qetësimi i gjendjes së tij. Policia pret që dëshmia e djalit të jetë dhe çelësi i zbardhjes së kësaj ngjarjeje.
Djegia e kompleksit
Vetëm pak kohë më parë, biznesi i Pashk Currit u përfshi nga flakët. Bëhej fjalë për një ndër komplekset me luksoze që gjendeshin në Shëngjin. Flakë të mëdha e përfshinë këtë kompleks duke e djegur tërësisht atë dhe duke shkaktuar një dëm që u përllogarit rreth 2 milionë euro. Në atë kohë policia u shpreh se kompleksi u dogj si pasojë e një shkëndije elektrike, por dyshimet ishin të forta edhe lidhur mbi zjarrvënien e qëllimshme.
Edhe pse jo ende në mënyrë zyrtare, një ndër pistat kryesore të hetimit lidhur me ngjarjen e djeshme është ajo e konflikteve lidhur me bizneset që i ati mund të ketë pasur.
16 Mars 2010