E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet në liqen kufoma e peshkatarit të zhdukur në 2007

POGRADEC- Gjendet kufoma e dekompozuar e peshkatarit të zhdukur në vitin 2007 në ujrat e liqenit të Pogradecit. Kanë qenë peshkatarët e zonës ata që kanë gjetur trupin e pajetë pasditen e sotme pasi ai ngeci në rrjetat e peshkimit. Peshkatarët kanë njoftuar menjëherë policinë pasi kanë nxjerrë nga uji kufomën. Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes. Sipas të dhënave paraprake të policisë u dyshua se viktima ishte një peshkatar i zonës, duke u bazuar në rrobat që kishte veshur, ndërsa kanë qenë familjarët që kanë bërë të mundur identifikimin e 51 vjecarit, Dilaver Manxhari. 51 vjecari dyshohet të ketë gjetur vdekjen pas një stuhie që nuk e ka lejuar të kthehet në breg. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›