Kosovë, Lunacek: Angazhim për heqjen e vizave
PRISHTINë- Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçe u angazhua që vizat për qytetarët e Kosovës të hiqen sa më shpjet të jetë e mundur.''Për fat të mirë, në Parlamentin Evropian kemi arritur që në rezolutën e BE-së, e cila është përkrahur edhe nga Këshilli dhe Komisioni Evropian, të fusim vendimin për heqjen e vizave në vitin 2010 edhe për Shqipërinë dhe Bosnjën. Por ajo që është me e rëndësishme ne kemi bërë të mundur që në këtë rezolutë të përmendet edhe Kosova, dhe kjo është përkrahur në përfundimet e Këshillit të Evropës që bëjnë të mundur hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën'', theksoi Lunaçek në një intervistë për Radio Kosovën.''Për fat të keq akoma nuk janë krijuar kushtet që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi lëvizjeje të lirë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Por hapi i parë është bërë'', shtoi ajo.E rëndësishme është që në vitin 2010 të nisë puna për përmbushjen e kushteve që kërkon udhërrëfyesi i BE për Kosovën. Personalisht, ju premtoj se do të angazhohem që vizat për qytetarët e Kosovës të hiqen sa më shpjet të jetë e mundur, megjithatë kam frikë se do të duhen dy deri në tre vjet për heqjen e vizave'', nënvizoi Lunaçek.(m.a/rtk/BalkanWeb)