Gjendet në liqen vrasësi i prindërve
• Masakrohet dhe hidhet në liqenin Miçigan të Çikagos në SHBA trupi i 33-vjeçarit shqiptar, i akuzuar për vrasjen e prindërve të tij 4 muaj më parë.
SHPRESA DINE
Ngjarjen e kanë bërë të ditur dje familjarët e Artur Shehut, nga Konispoli i Sarandës. Sipas tyre, trupi i pajetë i njeriut të tyre u gjet në liqen nga policia dhe pas identifikimit të së motrës është saktësuar se bëhej fjalë për 33-vjeçarin. Prej 7 janarit, ai ishte shndërruar në person të shumëkërkuar, pasi ishte i dyshuari kryesor për ekzekutimin e Syrja e Safo Shehut dhe prej atij momenti ishte larguar pa lënë gjurmë. Sipas shtypit vendas pohohet se, një person që po shëtiste rreth liqenit mbrëmjen e së mërkurës sipas orës lokale ka pikasur një trup në ujë. Menjëherë ai ka lajmëruar policinë, forcat e së cilës kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të një mashkulli nga uji. Autopsia e kryer ditën e djeshme nga zyra mjekësore e Cook County ka treguar se, trupi i gjetur kishte një plagë me armë zjarri në kokë dhe goditje në trup. Nisur nga fakti se Shehu ishte zhdukur prej kohësh, policia ka lajmëruar dhe motrën e viktimës, e cila jeton prej vitesh aty, duke pohuar se trupi i përkiste vëllait të saj. Vrasja e tij ka rinisur hetimet mbi ekzekutimin e pri-ndërve, duke hedhur dyshimet se një person tjetër ka bërë vrasjen e Syrja e Safos Shehut e më pas ka kryer dhe vrasjen e Arturit. Vrasja e këtij të fundit mendohet se ka ndodhur jo shumë kohë më parë, pasi trupi nuk ishte i dekompozuar plotësisht. Fillimisht është menduar se Shehu kishte skenuar një vetëvrasje, për t'iu shmangur ndjekjes së policisë dhe Prokurorisë, por plumbi në kokë dhe goditjet në trup kanë bërë që pista e parë në hetim të jetë ajo e vrasjes. Kësaj piste po i mëshohet më tepër, pasi nga vetë deklarimet e motrave të Arturit ai nuk mund të bënte vrasjen e nënës dhe babait të tij. Gjatë ceremonisë së varrimit të çiftit Shehu në Konispol, pak ditë pas krimit, motrat e të akuzuarit si autor deklaruan se dikush tjetër kishte qenë autori e jo vëllai i tyre. Madje, ato pohuan se, autori i krimit të dyfishtë kishte rrëmbyer, për të ekzekutuar ndoshta dhe vëllain e zhdukur prej momentit të vdekjes së dy prindërve. Megjithatë, për policinë vendase fakti se 33-vjeçari rezultonte si person me probleme mendore mund dhe të jetë vetëvrarë, duke sajuar ngjarjen si një vrasje të mirëfilltë. Të gjitha dyshimet janë bërë pjesë e dosjes së vdekjes së trefishtë në familjen nga Konispoli, anëtarët e së cilës jetonin prej afro 10 vitesh në Amerikë. Këto ngjarje tronditën komunitetin shqiptar në Çikago dhe për faktin se ende nuk dihet nëse ka një autor krimesh ende të lirë.
Vrasja e Syrja e Safo Shehut
Ngjarja për të cilën kërkohej Artur Shehu, ka ndodhur në datën 7 janar 2008. Në orën 03:40, me orën lokale një person, i cili sipas policisë ka qenë djali i viktimave, ka telefonuar në rajon, duke lajmëruar për një vrasje në "Vila Park" të Çikagos. Syrja e Safo Shehu ishin qëlluar me armë zjarri, pak orë pasi fqinjët dëgjuan nga shtëpia një debat me zë të lartë mes prindërve dhe djalit të tyre. Sipas dëshmive, emigranti shqiptar që qëlloi prindërit me armë zjarri po përjetonte një gjendje depresive për shkak se ishte i detyruar të punonte deri në orët e vona të natës si taksist, si pasojë e gjendjes së rëndë financiare. Pak kohë pas vrasjes, taksia me të cilën punonte i dyshuari është gjetur e braktisur disa kilometra nga shtëpia, ndërsa më pas u zbulua edhe një tjetër makinë e përdorur nga shqiptari.
4 MUAJ
pas vrasjes së prindërve të Artur Shehut është gjetur trupi i tij, i ekzekutuar me një plumb në kokë. Dyshohet se ai është vrarë, por nuk ka një person të dyshuar