E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni, plan për lëshimin e insekteve spiune



Një kurth i së ardhmes që mund të sjellë zhvillimin e “Armëve biologjike” del tashmë nga insektet e prodhura artificialisht. Duket si një kurth për ndonjë skenar filmi, por është mëse i vërtetë duke kapërcyer kështu në kufirin e fantashkencës. Eshtë një projekt nga Pentagoni, që nëse shumë shpejt do të ketë rezultat, do të hidhet në përdorim të gjerë. Për momentin, kërkuesit janë duke rritur numrin e përdorimit të insekteve elektronike. Janë duke u krijuar insekte artificiale fluturuese që do të jenë në gjendje të kontrollojnë si satelitë. Një ditë, kampi ushtarak amerikan do të hedhë shumë insekte apo hibride mekanike në bordet e avionëve dhe kudo tjetër për të kontrolluar gjithçka. “Cyborg”, këto janë disa insektet që mund të bëjnë të mundur kontrollimin e disa kampeve të fuqishme ushtarake shumë larg zonës në fjalë, apo ndoshta edhe nëpër qytetet dhe afër shtëpive, duke transmetuar me detaje çdo gjë në bazat ushtarake amerikane. Sot ka shumë humbje nga kontrolli i qeverisë amerikane nëpërmjet e-maileve dhe telefonisë celulare. Me këtë program, Pentagoni ka në plan të rrisë sigurinë dhe punën e tij. Duhet imagjinuar një botë në të cilën fluturojnë insekte nga dritaret dhe që mund të jesh i kontrolluar me një telekamera spiune, duke përfshirë edhe një aparaturë përgjimi. Edhe më e frikshme është prospektiva e këtyre krijesave, pasi ato mund të jenë të ngarkuara edhe me armë biologjike. Gjatë 50 vjetëve të ardhshme, puna e Agjencisë së Përhapjes dhe Projekteve e Zhvillimit të Kërkimeve të Pentagonit do të veshë qiellin blu me këto lloj insektesh, duke sjellë alarm edhe për përhapjen e armëve në arsenalin ushtarak të Shteteve të Bashkuara. Për këto vite është ngritur projekti dhe fondet për ndërtimin e insektit “MEMS”. Ky projekt, e ka qendren në DARPA dhe është duke zhvilluar makinën insekt të lidhur me një mikro-sistem mekanik “MEMS”, që ndodhet brenda insektit.
E.Myrteza

10 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›