Pranga pas 10 vitesh për vrasjen e policit
• KUKES - Pas 10 vitesh kërkim, arrestohet njëri prej grupit të grabitësve që ekzekutoi gjatë grabitjes policin e Hasit, Rustem Goçi.
Një operacion i koduar "Gjethja", organizuar nga policia e Kukësit ka çuar forcat e saj në fshatin MyçMamëz, duke prangosur 30-vjeçarin Ilir Oruçi. Mësohet se i kërkuari nuk ka bërë asnjë rezistencë gjatë kohës së ndalimit. Ndaj tij rëndonte akuza e bashkëpunimit në ngjarjen e ndodhur në vitin 1998, kur një punonjës policie humbi jetën gjatë grabitjes. Sipas hetimeve, Oruçi ishte pjesë e një bande prej 4 personash, të cilët me maska grabisnin udhëtarët në rrugën nacionale Tiranë-Kukës. Dhjetë vjet më parë, grupi i grabitësve i zuri pritë në Qafë-Shllak një furgoni, ku ndodhej Goçi, i veshur civil, bashkë me të vëllanë. Ata kishin me vete 1.4 milionë lekë, shumë që u duhej për të blerë një furgon. Reagimi i pasagjerëve të makinës ka bërë që ndaj tyre të qëllohet me armë zjarri. Disa orë pas ngjarjes, Rustem Goçi ka gjetur vdekjen, ndërsa i vëllai është plagosur. Nga hetimet mbi këtë vrasje janë akuzuar 4 persona, dy prej të cilëve janë në kërkim. Një vit pas vrasjes së policit, drejtësia vendosi dënimin me 16 vjet burg për Ilir Oruçin. Për policinë e Kukësit, Oruçi nuk është ekzekutori i policit, por akuza ka qenë ajo e bashkëpunimit në krim.