Lajmërimi në gazetë
Burri dhe e gruaja ishin ulur në tavolinë duke pirë kafenë e mëngjesit të dy bashkë. Në një moment të caktuar burri thotë:
-Uau... E dashur, po lexoj disa lajmërime dhe qenkan disa goma makine që u shitkan me pak lekë, gati sikur janë të falura.
-Po përse më lexon lajmërime në gazetë për goma makine kur ti nuk ke makinë o derëzi?!... –ia kthen gruaja gjithë nerva.
Burri i hedh një vështrim të shtrembër së shoqes dhe i thotë:
-Moj zemër, unë nuk të kam thënë ndonjëherë pse blen sytjena të reja kur nuk ke gjokse...
Policët
Një polic ndal një “Renault IV” dhe shikon që në veturë kishin hipur 5 persona. Polici menjëherë i qorton pse kanë hipur 5 persona dhe u thotë se do t’i gjobisë. Para se të mbushë gjobën nxitimthi shkon të këshillohet me shefin.
-Lëri të ikin dhe mos bëj zë mor’ budalla –thotë shefi, se dhe ne kemi “Fiat Uno” dhe kemi hipur dy veta në të.
10 Prill 2008