Qeveria kineze, publikon telegrafin e Dalaj Lamës për Maonc
Arkivi i Administratës Shtetëre të Kinës ka publikuar një telegraf të dërguar nga Dalaj Lama, për ish-presidentin kinez Mao Ce Dun. Telegrafi i përket muajit tetor të vitit 1951. Në të shprehet kërkesa për rënien dakord në lidhje me lirimin në mënyrë paqësore të Tibetit. Ky telegraf hynte në 15 dosjet e deklasifikuara publike. Aty shkruhet:
“Presidentit Mao nga qeveria qendrore e popullit.
Këtë vit, qeveria lokale e Tibetit ka dërguar pesë delegatë me autoritetin e plotë juridik të Kaloon Ngapoit në Pekin në fund të prillit 1951, për të firmosur marrëveshjen e paqes mes delegatëve me autoritet të plotë. Mbi bazën e miqësisë, të deleguarit, kërkojnë që mbi bazën e fjalës së lirë të kërkojnë lirimin e Tibetit në mënyrë të qetë, deri në maj të vitit 1951. Qeveria lokale e Tibetit, si monarkët tibetianë dhe laikët, me unanimitet presin këtë marrëveshje, nën drejtimin e presidentit Mao Ce Dun dhe Qeverisë Qendrore të Popullit, duke asistuar edhe me Armatën Çlirimtare të Popullit të Tibetit, duke kërkuar shkarkimin e influencës së Tibetit dhe ruajtjen e territorit e sovranitetit të zonës. Po ju dërgoj këtë telegraf, për t’u njoftuar në lidhje me gjithçka”.
10 Prill 2008