Gjendet në shkallët e pallatit një bebe e braktisur
10/06/2009 Në gjendje të mirë shëndetësore
FIER- Një fëmijë i porsalindur është gjetur i braktisur në shkallët e një pallati në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit. Vogëlushi i seksit mashkull i ardhur në jetë vetëm një javë më parë sipas mjekëve pediatër, ka qenë i veshur me pelena dhe me një batanije. Ai është gjetur nga një banor i pallatit që gjendet përballë policisë së qarkut Fier, rreth 50 m larg saj dhe ngjitur me Shtëpinë e Ushtarakëve në këtë qytet. Forcat e policisë fierake të lajmëruar nga banori i lagjes që e ka gjetur foshnjën, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë beben e braktisur për ta dorëzuar atë në maternitetin fëmijëve në repartin e bebeve të sapolindur. Vogëlushi i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore sipas të cilave ai rezulton se ai nuk ka probleme shëndetësore. Bluzat e bardha të maternitetit janë shprehur se drejtoria e spitalit ka marrë të gjitha masat për mirërritjen e spitalit, i cili gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka për fat të mirë asnjë shenjë dhune në trupin e tij. “Ky është rasti i parë i braktisjes së foshnjave në rrethine Fierit për këtë vit. Policia fierake ka nisur hetimet për gjetjen e prindërve të këtij vogëlushi. Për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të pazakontë është çelur edhe një proces hetimi. Uniformat blu të policisë fierake janë në kërkim të prindërve të tij biologjisë që sipas policisë nuk janë identifikuar ende.