E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një fëmijë i humbur, kërkohen prindërit

TIRANË- Policia gjen një fëmijë, i cili nuk dinte të kthehej në shtëpi. Policia e Tiranës me anë të një deklarate për shtyp bëri të ditur ditën e djeshme se punonjësit e komisariatit të policisë nr.5 kanë gjendur në zonën e Paskuqanit një fëmijë të mitur. Ai është rreth moshës 5-6 vjeç, me gjatësi 1.10 cm, ngjyra e flokëve gështenjë, i veshur me xhinse blu dhe triko ngjyrë blu me vija të bardha dhe të kuqe. Policia njofton të gjithë personat që mund të njohin fëmijën të paraqiten pranë ambienteve të komisariatit të policisë nr.5 Tiranë, ose të telefonojnë në numrin 04 22 00182. burime nga policia thanë se fëmija nuk dinte të tregonte emrat e prindërve të tij apo se ku banonte gjë e cila ka detyruar policinë të bëjë publike foton dhe të dhënat e tij me qëllim njoftimin e personave të cilët e njohin të miturin. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›