Ortakja e Argitës i tërhoqi 1.7 milionë eurot
Avokatja Flutura Kola ka tërhequr të gjithë shumën e shitjes së kompanisë së Damir Fazliç "Crown Acquisitions". Shuma prej 1.7 milionë eurosh ka shkuar "në xhepat" e Kolës, për të cilën nuk dihet ende ku i ka "dorëzuar". Paratë janë tërhequr për një muaj, me këste, duke tërhequr dhe vëmendjen e zyrtarëve të bankës. Por asnjë detaj nuk është bërë publik. Avokatja, sipas të dhënave në gjykatë, ka qenë për disa muaj ortake me vajzën e Kryeministrit, Argita Malltezin. Ajo, pas tërheqjes së shumës, të paktën në rrugë bankare, nuk ka bërë asnjë transfertë në drejtim të Damir Fazliç. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës. Sipas saj, të dhënat janë regjistruar në dosjen hetimore dhe në ditët në vijim pritet të verifikohen të gjitha detajet.
Kërkesat e prokurorisë
Akuzat e ngritura kundër mikut, tashmë i deklaruar publikisht të Kryeministrit, Damir Fazliç, kanë detyruar prokurorinë shqiptare që të verifikojë të gjitha transaksionet e kryera në emrin e tij, në bankat e nivelit të dytë në vend. Sipas burimeve zyrtare pranë Prokurorisë së Tiranës, prokurorët e çështjes, Besnik Cani dhe Dritan Rreshka, i kanë kërkuar të gjitha filialeve të bankave në Shqipëri të verifikojnë në listën e klientëve të tyre emrin e Damir Fazliç dhe punonjësve të tij, që nga viti 2005 e në vazhdim. "Me fillimin e hetimeve kryesisht është kërkuar zyrtarisht nga të gjitha filialet e bankave në Shqipëri që të paraqesin pranë organit të akuzës çdo të dhënë apo veprim të kryer me emrin e shtetasit anglez me kombësi serbo-boshnjake, Damir Fazliç, apo administratorit të tij, Erion Isufi. Ky verifikim kryhet pas dyshimeve se akt-shitja e përpiluar nga avokatja Flutura Kola dhe vetë Fazliç për kalimin e kompanisë ‘Crown Aquisitions‘ te kompania mëmë në Qipro, ka mundësuar pastrimin e parave", mësohet nga burimet e mësipërme. Pas kërkesës kanë mbërritur informacionet e para, ku rezulton se shuma totale e shitjes së kompanisë është tërhequr kesh nga avokatja Flutura Kola.
"Hetim kryesisht"
Hetimi i kësaj çështjeje ka filluar kryesisht nga prokurorët e njësisë së Task-Forcës kundër krimit ekonomik, bazuar mbi publikimet në media të disa shkresave zyrtare, ku mendohet se kompania është shitur, por asnjë qindarkë nuk ka kaluar në arkën e shtetit, si detyrim tatimor, 10 për qind. Sipas këtyre burimeve, mësohet se prokuroria ka kërkuar verifikimin e të gjitha transferimeve, tërheqjeve dhe shitblerjeve të kryera me anë të llogarive bankare të shtetasit Fazliç dhe personave që kanë punuar për të. Veprimet hetimore të kryera deri më tani janë ato të "sekuestrimit" të itinerarit të hyrje-daljeve të shtetasit Fazliç në Shqipëri, lëvizjet e tij brenda territorit shqiptar dhe kasetat e kamerave të sigurisë në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, si dhe të gjitha shkrimet për të në media.
Shitja e kompanisë
Në maj të vitit 2007, pronari Fazliç vendosi të shesë kompaninë "Crown Aquisitions" te një kompani qipriote. Shitja u krye zyrtarisht më datën 9 korrik 2007 për llogari të një firme të regjistruar në Nikozia të Qipros, e cila quhet "Altaria Research Limited". Praktika e ndjekur për shitjen tregon se firma qipriote nuk solli ndonjë përfaqësues të sajin në Shqipëri, por autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Flutura Kola, bashkëpronare e studios "Kola & Malltezi". Firma qipriote e ka lëshuar prokurën e përfaqësimit që më datën 14 maj 2007, ndërsa avokatja Kola më datën 20 qershor 2007 firmosi kontratën e shitjes. Nga termat e kontratës del se firma "Crown Acquisitions" u shit për një vlerë prej 1 milionë e 700 mijë eurosh, ndërsa në kontratë nuk përcaktohej asnjë aset i firmës. Akti i shitjes është depozituar në QKR, por jo në Tatime. Paratë janë marrë, por tatimi nuk është paguar. Prokuroria tha dje se pagesa është kryer kesh, ku 1 milionë e 750 mijë euro janë sjellë nga Qipro në Tiranë.
Flutura Kola: Shitja, sipas ligjit
Dhoma Kombëtare e Avokatëve, me anë të një njoftimi për shtyp, deklaroi se, avokatja Flutura Kola, gjatë shitjes së një prej shoqërive të biznesmenit boshnjak, Damir Fazliç, ka ndjekur një praktikë ligjore. Sipas Dhomës së Avokatisë, vetë avokatja Kola ka paraqitur pranë kësaj dhome një kopje të praktikës së shitjes së kuotave të kompanisë shqiptare "Crown Acquisitions" një kompanie qipriote me vlerë 1 milionë e 700 mijë euro. Sipas deklaratës së avokatëve, gjatë shitjes, avokatja nuk ka bërë asnjë shkelje të rregullave të kodit të etikës së avokatit, ndërkohë që ajo ka qenë e pajisur me një prokurë të lëshuar nga klienti i saj gjatë shitjes. Avokatët e cilësojnë se gjatë ushtrimit të profesionit, avokati vepron në emër dhe llogari të klientit dhe jo në emrin personal, ndaj sulmet ndaj tyre janë të pajustifikuara.