Ina Rama: Në Shqipëri nuk është kryer transplantim organesh
Kryeprokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Ina Rama, është takuar dje me Vladimir Vukçeviç, prokurorin e Serbisë për krime lufte, i cili po heton pohimet për vrasjen e të burgosurve serbë dhe trafikimin e organeve të tyre gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999. Bruno Vekariç, zëdhënësi i prokurorit serb, tha se Vukçeviç i ka dorëzuar Kryeprokurores Rama materialet, që pala serbe i ka grumbulluar deri më tani për këtë rast.
Vekariç tha se takimi i sotëm ishte shumë i mirë përkundër "pozicioneve totalisht të ndryshme" të të dyja palëve lidhur me rastin. Kosova dhe Shqipëria kanë mohuar çdo dijeni për krimet e pretenduara, të cilat kohë më parë i bëri publike në librin e saj ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte. Në takim, prokurori për krimet e luftës në Serbi, pretendoi se ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftës së Kosovës u janë marrë organet në një qytet në Shqipëri, ku pretendohet se është kryer transplantim organesh. Madje, nga prokuroria serbe thuhet se elementë kriminalë që, kanë kryer vrasje gjatë kohës së luftës, janë fshehur në Shqipëri.
Prokuroria e Përgjithshme e Serbisë e ka quajtur rezultativ takimin, megjithë pozicioneve të ndryshme për çështjen, ndërsa mësohet se kontakti është organizuar me ndihmën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ndërkaq, me anën e një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme shqiptare tha se kërkesat e prokurorëve serbë do të merren parasysh për të lehtësuar procedurat. "Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka pritur në një takim prokurorin serb të krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviç, i cili ka mbërritur në Shqipëri së bashku me zëvendësprokurorin e zëdhënësin e tij. Në këtë takim është diskutuar vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta mes dy institucioneve, njëkohësisht dhe ndihma që mund të ofrohet në çështjet e ndërsjella që zhvillojnë të dyja prokuroritë. Mes Kryeprokurores Ina Rama dhe prokurorit serb të krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviç, është diskutuar edhe çështja e pretendimeve të ngritura në librin ‘Gjuetia‘ të ish-kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Karla del Ponte", u shpreh Holta Zhiti, zëdhënëse e akuzës qendrore. Sipas saj, Prokuroria e Përgjithshme bëri prezente gjatë takimit rezultatet e një procesi inspektimi dhe verifikimi të përbashkët (të kryera që në vitin 2005) që kanë zhvilluar hetues të ardhur nga Haga dhe prokurorë të Rrethit të Matit në disa ambiente në zonën e Burrelit, ku në përfundim të procesit, hetuesit e Hagës, së bashku me prokurorët e Matit, arritën në konkluzionin se të dhënat që posedonin hetuesit e Hagës për atë që pretendohej se kishte ndodhur në Burrel nuk rezultuan të vërteta. "Gjatë takimit të zhvilluar dje në prokurorinë shqiptare, palës serbe i është sqaruar pozicioni dhe të drejtat procedurale të prokurorisë shqiptare, në lidhje me kryerjen e veprimeve të kërkuara për t‘u kryer nga autoritetet serbe në lidhje me këtë çështje. Palët ranë dakord të mbeten të hapura më tej, në trajtimin e të gjitha çështjeve që mund të kërkojnë ndihmën e përbashkët", përfundon prokuroria shqiptare.