Pranga për drogë dy elbasanasve
Dy përdorues droge nga Elbasani, me banim në Gjirokastër, janë arrestuar nga policia lokale mbrëmjen e së hënës. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit: Enver Rabushja, 23 vjeç, lindur në Cërrik dhe banues në Gjirokastër, si dhe 28-vjeçari Denis Bajrami, lindur në Elbasan dhe banues në Gjirokastër. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e dy të rinjve, në lagjen "18 Shtatori", atyre iu gjetën dhe u sekuestruan rreth 100 gramë marijuanë. Droga ishte fshehur poshtë krevatit të dy shtetasve, ndërsa një sasi iu gjet në xhep shtetasit Denis Bajrami. Ndaj dy të rinjve rëndojnë akuza e "prodhimit dhe shitjes së narkotikëve". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
En.Se.
En.Se.