E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet një i vdekur, dyshohet për vetëvrasje

Shkodër Policia gjen një letër, familjarët pohojnë se vuante nga depresioni

Një 44-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Meglushë të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes dhe viktima dyshohet se është vetëvrarë me një armë zjarri. Uniformat blu kanë gjetur pranë kufomës së viktimës një letër, ku 44-vjeçari Pashko Lacinaj kishte shkuar: “Kam vrarë veten”, si dhe armën e zjarrit me të cilën mendohet se është kryer vetëvrasja.

Burime zyrtare të policisë së Shkodrës kanë thënë se 44-vjeçari, është gjetur i vdekur pranë banesës së tij. Nga verifikimet e para hetimore ka rezultuar se bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Ndërkohë, familjarët kanë pohuar për policinë se viktima vuante nga depresioni, çfarë mund të jetë bërë shkak që 44-vjeçari të vetëvritet. Agjentët e policisë kanë intervistuar familjarët dhe shokët e viktimës, për të bërë të mundur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pavarësisht se policia është duket hetuar disa pista, dyshimet kryesore mbeten ato të një akti vetëvrasjeje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›