Gjyqi i Moisiut, thirren dy gazetarë
Gjykata e Tiranës ka thirrur dy gazetarë për të dëshmuar në procesin gjyqësor me të pandehur ish-presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, i cili është paditur nga deputeti Asllan Dogjani. Seanca e djeshme u shty për t’u paraqitur dëshmitarët. “Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e avokatit mbrojtës të të pandehurit për të marrë me cilësinë e provës kërkesën e paraqitur për t’u thirrur me cilësinë e dëshmitarit shtetasit Adi Shkëmbi dhe Adrian Thano dhe në bazë të Kodit të Procedurës Penale të ndërpritet shqyrtimi gjyqësor” vendosi gjyqtari Artan Broci. Sipas tij, seanca e radhës do të zhvillohet në datën 9 prill 2010. Dogjani akuzon ish-presidentin Moisiu për “shpifje”, nisur nga publikimi i një liste ku emri i Dogjanit, ishte i pari në grupin e deputetëve të “padenjë”.
#