E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy të vdekur në aksidente me motoçikleta

Berat

Dy aksidente me motoçikleta u kanë marrë jetën dy personave dje në rrethin e Beratit. Aksidenti i parë ka ndodhur në orën 14:00 në fshatin Vodë, ku 27-vjeçari Ilir Hali nga ky fshat ka humbur drejtimin e motoçikletës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një godine. Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë në vend, pa mundur të marrë ndihmën e parë mjekësore. Aksidenti tjetër ndodhi rreth orës 16:30. Ky aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Skrapar, në afërsi të fshatit Vodicë. Ilir Demiraj, 37 vjeç nga fshati Gradishtë është përplasur ballë për ballë me një veturë tip “Mercedes Benz” me targa të Beratit. Për shkak të përplasjes së fortë, motoçiklisti ka përfunduar disa metra jashtë rrugës pa shenja jete. Policia tha se shkak i aksidentit ishte një devijim i motoçikletës për shkak të ngarkesës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›