Për tokën, godet me thikë kushëririn
Gramsh
Vazhdojnë konfliktet për kufijtë e vjetër të pronave, ndaj ka goditur disa herë me thikë kushëririn e tij. Kështu ka ndodhur në fshatin Poroçan, rreth 40 kilometra larg qytetit të Gramshit. Sipas burimeve të policisë lokale, rreth orës 23:00 të së hënës, 30-vjeçari Arben Blogu ka goditur disa herë me thikë 39-vjeçarin G.Blogu nga ky fshat. Në mesnatë, i plagosuri ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit dhe është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Sipas mjekëve, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Konflikti mes dy kushërinjve kishte kohë që kishte lindur për shkak të një parcele toke që i plagosuri e kishte fituar nga Ligji 7501, ndërsa agresori e kishte pronë të trashëguar.
#