E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i pajete i nje 65-vjecari tek ura e Lanes

Trupi i pajete i nje te moshuari eshte gjendur mesditen e se martes ne kryeqytet. Viktima Ibrahim Aliu rreth 65 vjec eshte gjetur poshte ures se Lanes ne Rrugen e Elbasanit. Trupi i tij eshte vene re nga disa kalimtare te rastit te cilet kane njoftuar policine sapo kane vene re se 65-vjecari kishte nderruar jete. Policia mberriti menjehere ne vendngjarje ndersa po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave qe kane cuar ne humbjen e jetes se 65-vjecarit. Nga te dhenat paraprake te policise mendohet per vdekje natyrale si pasoje e nje infarkti. Policia ka arritur ne kete konkluzion sepse ne trupin e 65-vjecarit ajo ka gjetur dhe receta te medikamenteve qe dyshohej se ai merrte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›