E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet, dy persona në pranga, një në hetim



TIRANË - Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë pasi akuzohen për veprën penale të vjedhjes. Fillimisht është arrestuar Ilir Dika, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ky person akuzohet se në datën 24 gusht 2010, në oborrin e banesës së një qytetari në Farkë të Vogël ka vjedhur 13 krerë bagëti. Për këtë ngjarje po ndiqet në gjendje të lirë dhe Agim Duka, 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet për përfitim nga përvetësimi i parave e sendeve të vjedhura. Ndërkohë, në pranga ka rënë dhe Adriatik Mine, 37 vjeç, banues në fshatin Vokopol, Berat, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës për veprën penale të vjedhjes.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›