Burg pa afat për vrasësit e 62-vjeçarit në Pojan
13/04/2010 Akuza dhe për vepra të tjera penale
KORÇE- Burg pa afat, kjo ka qenë masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë për dy të pandehurit, 25- vjeçarin Blerim Berberi dhe 24-vjeçarin Nerton Fela, banorë të fshatit Pojan të rrethit Korçë, të cilët lanë të vrarë me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, 62 –vjeçarin Nexhat Gega, ku vrasja e këtij të fundit u konstatua vetëm mëngjesin e datës 25 mars të këtij viti. Ndërkaq, gjykata do të vendosë një ditë më pas edhe masën e arrestit për personin e tretë, 18-vjeçarin, Mehmet Rropi, i cili është i implikuar në këtë ngjarje të rëndë. Megjithatë, për arsye të moshës, masa e sigurisë ndaj tij do të jepet në një seancë tjetër. Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “vrasje me paramendim” dhe të “prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake dhe municionit pa leje” të parashikuara këto nga neni 78/1 dhe neni 278/4 i Kodit Penal. Tre personat e cituar më sipër akuzohen në të njëjtën kohë edhe për vepra të tjera penale, pasi dyshohet që ata të jenë dhe autorë të një sërë vjedhjesh dhe grabitjesh me armë, madje në ngarkim të tyre aktualisht numërohen 6 vepra të tilla. Aktiviteti kriminal i personave në fjalë ka qenë veçanërisht aktiv gjatë vitit 2004- 2005, ndërsa së fundi do të realizonin dhe vrasjen e 62-vjeçarit Nexhat Gega, i cili gjatë gjithë natës, si gjithnjë, qëndronte roje në dyqanin e tij, ku tregtonte mallra të ndryshëm. Mbi ta rëndon gjithashtu edhe ngjarja e qafës së Zvezdës, ku të maskuar dhe me armë realizonin grabitje duke rrezikuar jetën e viktimave.