Gjendja e biznesit përkeqësohet në 2010-n, mungon likuiditeti
Gjendja e bizneseve në Shqipëri është përkeqësuar gjatë këtij viti për shkak të problemeve me administratën shtetërore, por edhe situatës së vështirë në arenën ndërkombëtare. Problemi kryesor është mungesa e likuiditetit, si rezultat i mosrimbursimit të kohë të TVSH-së nga administrata tatimore, por edhe refuzimit të bankave për të kredituar. “Aktualisht klima e biznesit është ndër më të vështirat e këtij 10-vjeçari. Mungon ndjeshëm likuiditeti tek biznesi. Kjo situatë rëndohet më tepër edhe nga problematikat që krijohen me rimbursimet nga ana e organeve tatimore, të cilat nuk do t’i përgjigjen në kohë biznesit, duke rënduar më tepër këtë lloj situate. Bankat kanë rritur shumë kërkesat lidhur me dhënien e kredive, po aplikohen interesa jashtëzakonisht të larta”,- ka deklaruar specialisti i biznesit, Alban Zusi. Eksportuesit vlerësojnë si problem edhe pagesën e TVSH-së në dogana për makineritë e importuara. Sipas tyre ky ligj po pengon investimet në teknologji, pasi në kushtet e mosrimbursimit në kohë, rriten kostot. Tkurrja e investimeve private nga bizneset u evidentua edhe në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë. Sipas institucionit mbikëqyrës bankar kjo ka ndodhur për shkak të shkallës së ulët të shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi, ritmeve të ulëta të investimit, si dhe rënies së importit të mallrave kapital dhe të ndërmjetëm.
Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 27.05.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.15%
12M 12-mujor 7.04%
6M 6-mujor 6.13%
3M 3-mujor 5.36%
1M 1-mujor 5.08%
1Ë njëjavor 4.93%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.65%
1Ë njëjavor 6.29%
o/n njëditor 6.05%
12M 12-mujor 8.76%
6M 6-mujor 7.74%
3M 3-mujor
29 Maj 2010