E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: “Ndiej keqardhje për opozitën që nuk bashkëpunoi në procesin e vizave”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dje, gjatë një takimi me studentë të Juridikut dhe të Shkencave Politike, ka përshëndetur vendimin e Komisioni Europian për heqjen e vizave. “Në 20 vite, vendimi i djeshëm i komisioneres Malmstrom është vendimi më i rëndësishëm, më i mirëpritur, është lajmi më i bukur që ndonjëherë shqiptarët kanë pasur në jetën e tyre. S’ka gjë më të bukur për këto të rinj dhe të reja, për këta studentë që me këtë vendim e shohin veten si të gjithë të rinjtë e tjerë të Europës”, - tha Topalli. Kryetarja Topalli ka shprehur rezerva për opozitën në këtë proces. “Unë shpreh keqardhjen që kolegët e tjerë nuk kanë bashkëpunuar për të qenë edhe ata pjesëtarë të këtij kontributi për të rinjtë dhe të rejat, por edhe për gjithë shqiptarët. Gjithsesi, lajmi është për të gjithë shqiptarët, lëvizja e lirë është ëndrra e të gjithë shqiptarëve. Nuk ka një komb që të ketë qenë një shekull i izoluar si shqiptarët, nuk ka një komb tjetër që ta dojë lirinë dhe liria, përveç dimensioneve të tjera, konsiston së pari në lëvizjen e lirë, në mundësinë, në lirinë për të lëvizur përtej kufijve të Shqipërisë për të shkuar në të gjithë hapësirën ‘Shengen’. Këta fëmijë, këta të rinj janë europianë dhe janë raca më e bukur në botë. Ata e meritojnë”, - u shpreh Topalli.

Rama: “Propozimi për heqjen e vizave, përmbushja e premtimit të LSI-së”

Vendimi i Kolegjit të Komisionerëve të BE-së për rekomandimin e vizave për Shqipërinë është cilësuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim si përmbushje e premtimit elektoral të saj. “Ky vendim dëshmon faktin se është bërë një punë e shkëlqyer për përmbushjen e të gjitha detyrimeve. Angazhimi politik i LSI-së në qeverisje dhe përmbushja me seriozitet e standardeve që kërkonte ky proces kanë qenë zgjedhja e duhur dhe investimi më i rëndësishëm, çka përbën edhe përmbushjen e njërit prej premtimeve elektorale të LSI-së”, - u shpreh dje sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama. Në një konferencë për mediat, Rama i bëri thirrje opozitës që të kontribuojë për procesin e heqjes së vizave, duke e cilësuar atë si një mision të politikës për gjithë shqiptarët. “Në emër të LSI-së unë gjej rastin të bëjë apel dhe të ftojë gjithë faktorët dhe aktorët politik të vendit, pavarësisht në qeverisje apo pozitë, që të vazhdojnë kontributet konstruktive, të vazhdojnë kontributet pozitive në të mirë të procesit të pakthyeshëm të evropianizimit të Shqipërisë”, - tha Rama. Sipas tij, vendimi i Këshillit të Komisionarëve të Bashkimit Europian i hap rrugën një procesi të pakthyeshëm që i bën shqiptarët të ndjehen më pranë Europës. Duke mbetur në kontributin e LSI-së në qeverisje, Rama u shpreh se angazhimi politik i LSI-së në qeverisje ka qenë investimi më i rëndësishëm.

Basha: “Qeveria do të plotësojë kriteret e mbetura për heqjen e vizave”

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, deklaroi dje se Shqipëria do të plotësojë të gjitha kriteret që kanë mbetur për liberalizimin e vizave që në vjeshtë qytetarët të lëvizin pa viza drejt vendeve të BE-së. Ministri Basha justifikoi marrjen e rekomandimit të KE-së për heqjen e vizave me rezultatet që qeveria ka arritur në menaxhimin e kufijve, luftën ndaj krimit të organizuar dhe sigurinë e dokumenteve të identifikimit, kritere bazë për të përfituar liberalizim vizash. Ai shprehu rezerva për qëndrimin e opozitës në këtë proces. "Do të kisha dashur të kishte një kontribut thelbësor nga opozita për liberalizimin e vizave. Është e lehtë të kritikosh sot, por dua të risjell në mendje goditjet e dështuara ndaj integritetit të sistemit të dokumenteve të sigurta, apo deklarata të tjera të papërgjegjshme sa i përket sigurisë së kufijve, luftës kundër krimit etj. Pra, nuk jam absolutisht i kënaqur si ministër i Brendshëm, por dhe si koleg deputet në kontributin institucional të opozitës në këtë drejtim. Lëvizja e lirë në një masë jo të vogël i detyrohet këtyre veprimeve, masave drastike që qeveria shqiptare ka ndërmarrë siç është edhe moratoriumi ndaj mjeteve lundruese", - tha Basha. Ministri Basha e konsideroi një sukses përfitimin nga lëvizja e lirë, jo vetëm në aspektin ekonomik për të nxitur rritjen ekonomike, por edhe për të reduktuar shpenzimet që qytetarët paguanin në ambasada për aplikimet për vizë.

Partia Republikane: Rekomandimi për vizat është rezultati i punës së qeverisë

Partia Republikane, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka përshëndetur dje vendimin e Komisionit Europian për rekomandimin e heqjes së vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në vendet e BE-së. Partia Republikane, vendimin e KE-së e ka cilësuar si rezultatin logjik të punës së madhe të kryer me përgjegjësi të lartë politike dhe institucionale nga qeveria, Parlamenti dhe institucionet e tjera të shtetit shqiptar.
Ndërkaq, PR-ja i ka falënderuar qytetarët shqiptarë që, sipas saj, me durim dhe me besim të admirueshëm mbështetën dhe inkurajuan përpjekjet e qeverisë për të plotësuar detyrimet e saj, të cilat i hapën rrugën finalizimit të këtij procesi. PR-ja ka ftuar opozitën që të bashkojë kapacitetet dhe vullnetet e saj në përpjekjen tonë të përbashkët për vazhdimin e rrugës së mëtejshme të integrimit, sepse duke punuar së bashku, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë më i shpejtë.

29 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›