E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, danezi Rasmussen në krye të Aleancës

Kandidatura e kryeminsitrit danez kundërshtohet nga Turqia. Presidenti Obama jep garanci për sekretarin e ri


Aleanca merr vendim për të shtuar 5 mijë trupa në Afganistan për sigurinë e vendit gjatë zgjedhjeve


Përveç zgjerimit të Aleancës me dy anëtarë, në samitin e NATO-s janë marrë edhe vendime të tjera të rëndësishme. Punimet e djeshme kanë kaluar jo pa probleme, kur udhëheqësit turk refuzuan kandidaturën e kryeminstrit danez Anders Fogh Rasmussen, si shef i ri i Aleancës. Është dashur nëdrhyrja dhe garancitë e disa udhëheqësve që Turiq të rishikonte vendimin e saj. Kryeministri italian Silvio Berluskoni la të priste për disa minuta në tapetin e kuq, kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa bisedonte në celular. "Më vonë u sqarua se zoti Berluskoni kishte folur me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll në përpjekje për të bindur Turqinë të tërhiqej nga kundërshtimi për emërimin si shef të ri të NATO-s të kryeminstrit danez Anders Fogh Rasmussen",- raporton BBC. Kryeminstri danez pritet të marrë detyrën e re në krye të Aleancës së Veriut në fillim të muajit gusht, duke pasur në detyrë hollandezin Jap de Hop Scheffer.


Afganistani
Një nga sukseset e samitit në 60-vjet0rin e themelimit të NATo-s ishte akordi i arritur mes të gjithë krerëve të shteteve anëtare për shtimin me 5 mijë të trupave ushtarake në Afganistan. Shtimi i trupavve në Afganistan do të shërbejë për zhvillimin normal të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen më 20 gusht. Agjencia Reuters raporton se 3 mijë trupa do të dislokohen për të ruajtur sigurinë në procesin zgjedhor dhe dy mijë të tjerë për të trajnuar forcat afgane të sigurisë. Vendimi i djeshëm është përshëndetur nga presidenti amerikan, Barak Obama, i cili ka paraqitur një strategji të re për këtë vend. Ai tha se SHBA është e vendosur të luftojë Al-Kaedën në Afganistan dhe Pakistan, raporton BBC. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs, 900 trupa do të dërgohen nga Britania, Gjermania dhe Spanja do të dërgojnë nga 600, dhe trupa të tjerë nga Italia dhe Franca. Kancelarja gjermane Angela Merkel komentoi strategjinë e re ë presidentit Obama duke thënë: "Përshtatet shumë mirë më atë që mendojmë të gjithë". Në Afganistan ndodhen më shumë se 70 mijë trupa, shumica nën komandën e NATO-s. Presidenti Obama planifikon të dërgojë 21 mijë trupa shtesë, ndërsa ka në konsideratë një grup tjetër prej 10 mijë trupash.


Biseda telefonike e Berluskonit "provokon" mediat
Kryeministri italian Silvio Berluskoni është vënë sërish në qendër të vëmendjes së medias, ditën e djeshme, kur la vetëm për disa minuta në tapetin e kuq kancelaren gjermane, Angele Merkel, para nisjes së punimeve, ndërsa nisi një bisedë në celular. Kacelarja gjermane priti për disa minuta në tapetin e kuq dhe mediat nisën aludimet menjëherë për kryeministrin italian. Ngjarja pasonte atë të pak ditëve më parë, kur zoti Berluskoni thirri me zë të lartë presidentin amerikan Obama, gjë e cila shqetësoi mbretëreshën Elizabet. Por gjithçka është sqaruar menjëherë pas përfundimit të telefonatës, e cila sipas agjencisë italiane zgjati 32 minuta. Kryeminsitri italian tha se bisedoi me homologun turk, Erdogan në përpjekje për të bindur Turqinë të tërhiqej nga pozicioni i saj kundër kandidaturës së kryeminsitrit danez Rasmussen në krye të Aleancës. Agjencia Tgcom raporton se pas votimit të shefit të ri të Natos, i cili merr detyrën në muajin gusht, presidenti turk Abdullah Gul falënderoi presidentin amerikan dhe kryeministrin italian. "Berluskoni ka punuar shumë për këtë rezultat dhe e falënderoj për këtë", tha presidenti Gul në konferencën për shtyp pas përfundimit të punimeve të samitit",- raporton agjencia italiane. Presidenti turk shpjegoi se ishin decizive edhe garancitë e ofruara nga presidenti amerikan.
Turqia konsideroi kryeministrin danez si jo të ndjeshëm ndaj shqetësimeve të muslimanëve për publikimit të karikatuarave të profetit Muhamed në vitin 2005.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›