Ministria e jashtme sqaron rastin “Selmanllari”
Ministria e Punëve të Jashtme sqaroi dje se pas njoftimit nga autoritetet italiane, pala shqiptare ka kërkuar që personi Arsen Selmanllari të trajtohet pa koperturë (mbrojtje) diplomatike. Sipas njoftimit të mbrëmshëm të diplomacisë shqiptare, menjëherë është pushuar personi nga puna dhe i është komunikuar formalisht palës italiane pushimi dhe heqja e çdo privilegji diplomatik të personit. Ministria e Punëve të Jashtme po përgatit kallëzimin e vet ndaj personit në fjalë.