Konflikti, ekzekutohet në sy të djalit 55-vjeçari
Ka shkëmbyer fjalë me drejtuesin e një kamionçine për të mos kaluar afër banesës së tij, pasi i dëmtonte linjat elektrike, por më pas gjithçka ka rezultuar fatale për jetën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në këtë qytet kur Gjergj Ndreca, 55 vjeç nga qyteti i Rrëshenit, është qëlluar për vdekje me dy plumba pistolete, ndërkohë që autori i ngjarjes, Gjin LLeshi, 43 vjeç, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
E lajmëruar nga banorë të tjerë të lagjes, forcat e policisë lokale nuk kanë vonuar të mbërrijnë në vend dhe të fillojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave që i morën jetën babait të tre fëmijëve, ndërsa është vënë në kërkim të autorit tashmë të identifikuar. Sipas të dhënave të para, bazuar dhe në dëshminë e të afërmve të tjerë të viktimës, burime nga policia pohuan se mes dy palëve ka pasur një debat për motive të dobëta, pasi Ndreca nuk ka pranuar që kamionçina e Lleshit të kalonte pranë shtëpisë së tij me frikën se do t’i dëmtonte lidhjet elektrike aty pranë.
Veç kësaj, policia tha se plumbat e pistoletës për pak sa nuk i kanë marrë jetën djalit të 55-vjeçarit, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej aty pranë.
Vritet me armë zjarri në mes të qytetit të Rrëshenit një 55-vjeçar, babai i tre fëmijëve. Gjergj Ndreca, nga fshati Velë i Rubikut, është goditur me pistoletë për motive të dobëta, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, tashmë i identifikuar.
Ngjarja që tronditi qytetin e Rrëshenit ka ndodhur pasditen e djeshme kur Gjin Lleshi, 43 vjeç, autor i vrasjes, qëlloi me dy plumba pistolete mbi babain e tre fëmijëve. Më pas, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Më pas, në vend kanë mbërritur punonjësit e policisë së Rrëshenit, si dhe grupi hetimor, të cilët kanë filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e krimit. Sipas të dhënave të para të tyre, mësohet se vrasja ndodhi para banesës së viktimës, ku dyshohet se midis viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt për motive të dobëta. Sipas dëshmisë së familjarëve të tjerë të familjes Ndreca, ajo çfarë mësohet deri tani, është se kryefamiljari nuk ka pranuar që drejtuesi i mjetit tip Benz kamionçinë, Gjin Lleshi, të kalonte para banesës së tij me pretendimin se i prishte energjinë elektrike.
Pas debateve të ashpra mes dy palëve, mësohet se drejtuesi i mjetit ka nxjerrë një pistoletë ku plumbat për pak sa nuk kanë goditur edhe djalin e viktimës, i cili ka shpëtuar, pasi është larguar nga ngjarja.
Por për pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme 55-vjeçari Ndreca. Gjithsesi, policia tha se rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë pritet të sqarohen nga grupi hetimor. Ndërkaq, policia ka ngritur postblloqe të shumta në rrugë si dhe deri në orët e mbrëmjes ka ushtruar kontrolle në disa banesa ku dyshohej se mund të ishte strehuar autori i ngjarjes, por pa rezultat.
Në kërkim
Gjin Lleshi, 43 vjeç
Viktima
Gjergj Ndreca, 55 vjeç