E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendja në Shkup e tensionuar, forca të shumta policie në rrugë

Gjendja në Maqedoni është e tensionuar ndërsa ekziston frika nga përshkallëzimi i përleshjeve ndëretnike. Policia vazhdon kërkimin e vrasësve të pesë shtetasve maqedonas afër Shkupit ndërsa është hapur edhe linja e posaçme telefonike, ku qytetarët mund të paraqesin informacione lidhur me ngjarjen.  Presidenti dhe kryeministri i Maqedonisë kanë premtuar se autorët e vrasjeve do të dalin para drejtësisë ndërsa u kanë bërë apel qytetarëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.
 

Sipas mediave maqedonase nëpër rrugët e Shkupit është shtuar numri i policëve. Tentohet të parandalohen përleshje shqiptaro-maqedonase. Apelohet që të ndërpriten supozimet mbi përkatësinë etnike të vrasësve të pesë meshkujve, trupat e të cilëve para tre ditësh u gjetën jo shumë larg kryeqytetit të Maqedonisë.
 

“Disa vite më parë, çdo incident, qoftë edhe incidenti më i vogël që ndoshta nuk ka pasur asnjë lidhje me faktorin etnik në Maqedoni, gjithnjë është interpretuar si kornizë të tensionimeve etnike”- është shprehur prof. dr. Vlatko Cvrtila nga Fakulteti i Shkencave Politike.

“Vendi më 2001 ka qenë në prag të një lufte qytetare. Përleshjet etnike janë ndalur me Marrëveshjen e Ohrit. “Kjo Marrëveshje ka shkaktuar çrregullime të mëdha, ashtu si mund të thuhet-, sepse në sistemin politik të vetë Maqedonisë, e ka sjellë në një sistem politik, një formë të re të participimit të pakicës, gjë që kombi maqedonas vështirë e ka të adaptohet”-rikujton Cvrtila.
 

Probleme të mëdha të Maqedonisë krijojnë edhe marrëdhënie të tensionuara me vendet fqinje. Për shkak të kontestit të emrit, Greqia pengon hyrjen e Maqedonisë në integrimet euroatlantike. Nuk njeh as pakicën maqedonase. Bullgaria mohon kombin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Serbia refuzon të njohë autoqefalitetin e Kishës Ortodokse Maqedonase. Vërejtje i bëhet Shkupit edhe për njohjen e Kosovës.
 

“Duhet të themi se ai shtet, në një mënyrë nuk ka pasur fat, sepse secili shtet fqinjë, në një mënyrë të caktuar u mohon disa elemente që duhet të ndërtojnë identitetin e tyre, respektivisht të shërbejë për ndërtimin e kombit të tyre”-thotë më tej Cvrtila.
 

Këto probleme të shumta i shfrytëzon kriminaliteti i organizuar, që i krijon shteti jo i stabilizuar. Edhe pse policia është vënë në kërkim të motivit të vrasjes së pesë meshkujve pranë liqenit artificial, këto shenja të përfshirjes së organizateve mafioze- thekson prof. Dr. Vlatko Cvrtila nga Fakulteti i Shkencave Politike në Zagreb.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›