E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeneral Agim Shehu, numri dy i Tatimeve

TIRANE- Ngjit sërish shkallët e karrierës gjeneral Agim Shehu. Ish-drejtori i Policisë së Shtetit në vitin 1997, që u akuzua për dezertim dhe qëndroi plot nëntë vjet larg atdheut, tani do të jetë zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Republikës. Deri javën e kaluar Agim Shehu ka qenë drejtor i Drejtorisë së Investigimit pranë kësaj administrate.

"GSH" shkruan sot se ish-gjenerali i Policisë do të kontrollojë shtatë drejtori rajonale tatimore, nga 15 që janë gjithsej. Duke mbajtur zonën e Veriut, ku përfshihen edhe Tirana e Durrësi, drejtoritë më të rëndësishme të vendit, ku është regjistruar edhe numri më i madh i subjekteve dhe ku xhiroja e tyre e taksat përkatëse janë shumë herë më të larta se në pjesën tjetër të Shqipërisë.

Pas më shumë se 9 vitesh në arrati në Gjermani me statusin e azilantit, ish-zëvendës-ministri i Rendit dhe drejtor i përgjithshëm i Policisë i mbylli llogaritë me
Drejtësinë në dhjetor 2006. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të pushojë çështjen penale ndaj Shehut

Gykata Ushtarake e Apelit e kishte dënuar Agim Shehun me tetë vjet burg për veprat penale të "dezertimit" dhe "dëmtimit të armatimit". or atë e shpëtoi dëshmia e ish-ministrit të Brendshëm, i cili dëshmoi për lejen që i kishte dhënë Shehut të largohej nga posti. Ky vendim i hapi rrugën, siç pritej, ish-gjeneralit për t'u rikthyer, madje dhe emërimit të tij në poste të rëndësishme në administratën shtetërore. Shehu nuk ka shprehur asnjë pendesë për rolin e tij në ngjarjet e 1996-1997-ës. Sipas tij, opozita ishte dhunuar me të drejtë, ndërkohë që ai kishte paralajmëruar firmat piramidale, madje burgosi Suden, etj.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›