E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ndalet çmimi i naftës, nga dje “D1” u shit 166 lekëlitri



Nga dita e djeshme, për të dytën herë brenda muajit qershor, çmimi i karburantit më cilësor, “D1” (eurodiesel) është rritur në masën 2 për qind, duke kapur nivelin rekord të 166 lekëve për litër. Të shtunën eurodiesel shitej 163 lekë/litër, ndërkohë që muajin e kaluar kjo shifër shënonte 160 lekë litri. Ndërsa nga dita e hënë përdoruesit e automjeteve diesel në Tiranë janë ndodhur përballë ndryshimit të radhës në çmimin e karburanteve. Fatkeqësisht, edhe këtë herë, në kahun negativ. Për të dytën herë brenda muajit qershor, çmimi i karburantit më cilësor, “D1” është rritur në masën 2 për qind, duke kapur nivelin rekord të 166 lekëve për litër. Deri një ditë më parë, ai shitej me 163 lekë/litri, ndërkohë që muajin e kaluar kjo shifër shënonte 160. Karburanti diesel për automjete, sigurohet në masën 80 për qind nga importi dhe rreth 20 për qind nga prodhimi vendas (ARMO sh.a.), nga rafineria e Ballshit. Sipas legjislacionit në fuqi, sot lejohen dy standarde për dieselin e automjeteve: ai me përmbajtje të squfurit deri 50 mg “D1” dhe me përmbajtje të squfurit deri 0,2 për qind “D2”. Raporti në tregun e brendshëm midis këtyre dy lloj dieseleve për vitin në vazhdim është rreth 40 (D1) me 60 (D2) dhe ka një rritje të tregtimit të dieselit cilësor në krahasim me vitet e kaluara, kur raporti ka qenë më i ulët se 30 me 70.

17 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›